Kolumbi-Japoni

Botërori 2018/ Japonia mposht Kolumbinë me rezultatin 2- 1

19 Qershor 2018, 09:48| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 16:25

  • Share

Japonia mposht Kolumbinë me rezultatin 2-1.  Në pjesën e parë Japonia ka realizuar golin e parë nga  pika e bardhë e penalltisë me Shinji Kagawa. Pak minuta më vonë Quintero ka realizuar golin e barazimit për Kolumbinë. Kolumbia luajti me një lojtar më pak në këtë ndeshje pasi Sanchez doli nga loja me karton të kuq. Në pjesën e dytë Japonia ka udhëhequr duke shënuar golin e dytë ndaj Kolumbisë me anë të Yuya Osako .

Los Cafeteros luajtën me rreshtimin 4-2-3-1 me Falcaon në majën e sulmit ndërsa trajneri Jose Pekerman sqaron: ”Në Botëror nuk ka ekipe të kategorisë së parë apo të dytë. Ne presim një ndeshje të vështirë ndaj Japonisë”, e mbyll Pekerman.

Japonia luajti një ndeshje me disiplinë dhe kundërsulm. Trajneri Nishino nuk ka pasur shumë kohë të punojë me skuadrën pasi u emërua vetëm në prill në drejtimin e Japonisë.

Në konferencën para ndeshjes  ai ka deklaruar: “Ne si Japoni duam të jemi ambiciozë, të ecim ndeshje pas ndeshje dhe të marrim inisiativën. Kolumbia ka një ekip shumë të mirë dhe James Rodriguez është një lojtar shumë cilësor”, e mbyll Nishino. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?