Belgjikë-Panama

Botërori 2018/ Belgjika shkund Panamanë në Soçi, rezultati 3-0

18 Qershor 2018, 16:42| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 19:02

  • Share

Belgjika ka kaluar pa probleme ndeshjen e parë në grup, duke fituar pastër 3-0 ndaj ekipit debutues, Panama. Ndonëse nuk ka shënuar në pjesën e parë, belgët në të dytën janë zhbllokuar shpejt dhe pastaj e kanë pasur të thjeshtë.

Pas një pjese të parë të dobët, Belgjika ka shpërthyer pas pushimit, duke mposhtur bindshëm Panamanë. Belgët e kishin shumë të vështirë të shënonin golin që do t’u lehtësonte punën, teksa Panama luante ndeshjen e parë të historisë së saj në Kupën e Botës.

Mundësitë për të shënuar nuk munguan, por Mertens me shokë nuk ishin të qetë dhe mbase e kishin nënvlerësuar më shumë sesa duhej sfidën ndaj një ekipi inferior. Por pas pushimit belgët u futën me një mentalitet tjetër, ishin më agresivë dhe më kreativë dhe kjo u pa te goli i parë.

Pas një aksioni të bukur, topi shkon te Dries Mertens, i cili me një goditje fantastike me të parën ka arritur të zhbllokojë rezultatin. Pas tij ishin dy golat e Romelu Lukaku-t që vulosën tri pikët e para për Djajtë e Kuq. Në fund Panamaja mund të kishte shënuar golin e nderit nga larg.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?