Ndeshja Iran-Spanjë

Botërori 2018/ Spanja mposht Iranin me shumë vështirësi dhe kryeson grupin me Portugalinë

20 Qershor 2018, 20:33| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 21:54

  • Share

Spanja fiton përballë Iranit 1-0 dhe kryeson së bashku me Portugalinë grupin B të Botërorit të Rusisë me nga 4 pikë, ndërsa Irani ka 3 pikë dhe në fund e mbyll me zero pikë Maroku. Spanja fitoi me shumë vështirësi me Iranin, që i hapi mjaft punë gjatë 90 minutave.

E ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën ishte Diego Costa që shënoi golin e vetëm në të 54’. Megjithatë Irani nuk u dorëzua dhe tentoi disa herë për të barazuar, por deri në fund nuk ia arriti, ndërsa VAR i anuloi një gol të parregullt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?