Momenti i shënimit të golit të dytë nga Anglia

Botërori 2018/ Kapiteni Kane i jep fitoren Anglisë me dopietë, Tunizia dorëzohet në shtesë

18 Qershor 2018, 20:11| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 22:10

  • Share

Anglia fiton, por nuk bind. “Tre Luanët” iu falën kapitenit Harry Kane që shënoi një dopietë për tre pikët e para në këtë Botëror përballë Tunizisë. Anglia e nisi mirë ndeshjen duke kaluar shumë shpejt në avantazh me kapitenin në të 11’, por Tunizia nuk u dorëzua duke barazuar në të 35’.

Në pjesën e dytë anglezët tentuan në disa raste për të shënuar, por Tunizia u mbrojt mjaft mirë deri në minutën e parë të shtesës, ku Kane shënoi golin e fitores. Pas ndeshjes së parë në grupin G, kryesojnë Belgjika me Anglinë, ndërsa Panamaja dhe Tunizia kanë zero pikë.

Tunizi 1 - 1 Angli
Botërori 2018/ Gol në frymën e fundit, Kane shpëton Anglinë
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?