FOTO/Bota ‘sytë’ nga Londra për kurorëzimin e Mbretit Charles III, karroca madhështore e larë në flori niset nga Buckingham Place

6 Maj 2023, 11:38| Përditesimi: 6 Maj 2023, 11:45

  • Share

 

Mbreti Charles III po niset nga Buckingham Place përmes Portës së Qendrës për në Westminster Abbey, udhëtimi që njihet si Proçesioni i Mbretit po ndiqet nga e gjithë bota.

Çifti mbretëror po udhëton me një ritëm madhështor në Diamond Jubilee State Coach, i cili u porosit për Mbretëreshën Elizabeth II në 2012.

Karroca madhështore me kurorën e punuar me gurë të çmuar në krye, e gdhendur nga lisi nga HMS Victory dhe e larë në arë, po shoqërohet nga mijëra sy në mbarë botën, që po shohin këtë moment historik për Mbretërinë e Bashkuar.

Nga karrocë Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla u dhanë një përshëndetje mbretërore të pranishmëve.

Bota ‘sytë’ nga Londra për kurorëzimin e Mbretit Charles III, karroca madhështore e larë në flori niset nga Buckingham Place

Lajmi kryesor:

Kurorëzohet mbreti i Anglisë Charles III: Jam për të shërbyer, jo të më shërbeni! Shiu nuk prish atmosferën në Londër! Arrestohet udhëheqësi i lëvizjes anti-monarkiste (FOTO+VIDEO)


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?