Imazhet e publikuara nga NASA

Bota

Bota në 'flakë', NASA poston pamjet dramatike nga hapësira

7 Gusht 2021, 09:16| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 09:24

  • Share

Bota në 'flakë', këto janë pamjet dramatike nga hapësira, të publikuara nga agjencia hapësinore, NASA.

Shënimet me ngjyrë të kuqe tregojnë vendet ku ka vatra aktive zjarresh, ku 'flakët' kanë pushtuar Europën Jugore, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, pjesën më të madhe të Afrikës së Jugut dhe Australinë.

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një situatë shumë kritike, ku zjarre të fuqishëm kanë përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën,  Maqedoninë e Veriut e Turqinë.

Zjarret kanë shkrumbuar hapësira të tëra me pemë, qindra shtëpi, ndërsa janë evakuuar mijëra njerëz, duke braktisur shtëpitë e tyre.

Në Turqi 6 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa 2 viktima janë regjistruar në Greqi.

Imazhet e publikuara nga NASA

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?