Bota kujton sot ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

27 Janar, 08:42| Përditesimi: 27 Janar, 08:45

  • Share

Bota kujton sot 27 janarit, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Këtë vit ky përkujtim ndodh ndërsa vijon lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme. Kudo janë organizuar aktivitete për të kujtuar çlirimin e kampit nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes në Aushvic

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo deklaroi se "Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit". Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit përmendet shpesh besa e shqiptarit, si një institucion i mbrojtjes dhe mikpritjes tradicionale, ndërsa nënvizohen përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër anti-semitizmit dhe edukimin e të rinjve, që të mos harrohen ngjarjet dhe mësimet e historisë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?