Vladimir Putin dhe disa nga ambasadat ruse nëpër botë

Bota kthehet kundër Putinit, 17 shtete dëbojnë diplomatët rusë

26 Mars 2018, 22:37| Përditesimi: 26 Mars 2018, 22:47

  • Share

Dhjetëra spiunë rusë po dëbohen nga kryeqytete të ndryshme anembanë botës, teksa aleatët janë treguar solidarë me Britaninë e Madhe në një shfaqje të paprecedentë mbështetjeje pas sulmit me agjent kimik në Salisbury të Anglisë

Mbi 100 diplomatë rusë janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe 17 vende të tjera të Bashkimit Evropian. 

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan dëbimin e 60 rusëve, përfshi 12 agjentë inteligjence të misionit të Rusisë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. 

Gjermania, Franca dhe Polonia dëbuan nga katër diplomatë secila, ndërkohë që edhe Lituania, Letonia dhe Republika Çeke ndërmorën të njëjtin veprim. Ukraina, që nuk është anëtare e BE-së, iu bashkua revoltës evropiane duke dëbuar 13 diplomatë. 

Kanadaja e ndoqi këtë rrymë duke njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë të Kremlinit dhe gjithashtu edhe Hungaria dhe Norvegjia paralajmëruan se do të dëbojnë nga një diplomat secila.  

Edhe ishulli i Maltës paralajmëroi se do ta dëbojë stafin diplomatik të Rusisë në mbështetje të Britanisë, edhe pse vetë Malta ka një seli fare të vogël në Moskë.
Kësaj vale iu bashkua edhe Shqipëria, që do të dëbojë dy diplomatë rusë.

Disa nga shtetet dhe numri i diplomatëve rusë të dëbuar nga secili

Komento

Komente

  • Ben: 26/03/2018 23:12

    Ky veprim me duket shume idiot.E kuptoj,se me teper se spiunlliku i diplomateve,hyn ne pune presioni,karshi Putini.Javes tjeter Putini i leshon zagaret e vet neper Europe & Usa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?