Luka Doncic

Boston Celtics fitojnë në shtëpinë e Lakers, Doncic futet në historinë e NBA

26 Dhjetor 2023, 12:29| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 12:30

  • Share

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Krishtlindjet festohen me basketboll. NBA zhvilloi ndeshjet e radhës, ku nuk munguan befasitë dhe rekordet. Klasikja e basketbollit amerikan mes Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics është zhvilluar në Kaliforni, ku Celtics triumfuan me 11 pikë diferencë 115-126.

Përballja ishte më shumë se e luftuar dhe në fund miqtë dolën të fituar nga kjo përballje në parket. Qendra letoneze Krsitaps Porzingis ishte fantastik në këtë sfidë me 28 pikë, 11 kërcime e dy asistime.

Paraqitje të mirë bënë edhe Jayson Tatum me 25 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime si dhe Jaylen Brown që shtoi 19 pikë të tjera. Te Lakers më i miri në fushë ishte Anthony Davis me 40 pikë e 13 kërcime, por që nuk i mjaftoi kjo paraqitje spektakolare për të marrë fitoren me të tijtë.

Në Arizona skuadra e Phoenix Suns u mund nga Dallasi 114-128. Për Mavericks ishte në një natë magjike e Luka Doncic, i cili ishte autor i një paraqitje spektakolare ku shënoi 50 pikë dhe kaloi kështu kuotën e 10.000 pikëve të realizuara në karrierë.

Slloveni ishte një problem i madh për ekipin vendas, i cili nuk mundi të bënte dot asgjë për të evituar fitoren e teksanëve edhe pse ka në gjirin e vet lojtarë si Durant dhe Buker.

NBA, rezultatet:

Los Angeles Lakers 115-126 Boston Celtics

Miami Heat 119-113 Philadelphia 76ers

Phoenix Suns 114-128 Dallas Maverick

Denver Nuggets 120-114 Golden State Warriors

New York Knicks 129-122 Milwaukee Bucks

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?