Energji elektrike

Bosnje-Hercegovina mund të pezullojë eksportin e energjisë

5 Nëntor 2022, 12:29| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 12:39

  • Share

Bosnja dhe Hercegovina, eksportuesi i vetëm i energjisë elektrike në Ballkan, mund të detyrohet të pezullojë eksportin e energjisë elektrike për shkak të konsumit të lartë në vend, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Çmimet e energjisë elektrike për familjet në Bosnje subvencionohen nga shteti dhe janë një e dhjeta e çmimeve të tregut ndërkombëtar. Në të kundërt, çmimi i gazit është rritur gati 100% që nga dimri i kaluar, kryesisht duke ndjekur çmimet më të larta të naftës.

Për shkak të kësaj, amvisëritë ngrohen më shpesh me energji elektrike, por një sjellje e tillë mund të kërcënojë të gjithë sistemin e furnizimit me energji elektrike dhe të çojë në kolaps.

"Bosnja dhe Hercegovina mund të ndalojnë eksportet nëse ky proçes vazhdon në afat të shkurtër", tha Edhem Bicakcic, president i degës boshnjake të Këshillit Ndërkombëtar për Sistemet e Mëdha Elektrike (CIGRE).

Ai gjithashtu shpjegoi se në tregjet ndërkombëtare ndërmarrjet mund të shesin energjinë elektrike me një çmim që parashikohet të arrijë në 900 euro/MWh në dimër, ndërsa familjet tani paguajnë vetëm 30 euro/MWh.

Bosnja eksporton rreth 25% të energjisë elektrike të saj, e cila prodhohet kryesisht duke përdorur qymyr të prodhuar në vend ose nga hidrocentralet.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?