Foto ilustruese

Bosnjë, regjistrohen 10 rastet e para me 'Omicron'! Zyrtarët shëndetësorë: Ky variant do jetë së shpejti dominues

29 Dhjetor 2021, 16:57| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 17:01

  • Share

Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 10 rastet e para me variantin Omicron. Sipas zyrtarëve shëndetësorë numri i infektimeve me këtë variant që është më ngjitës mund të jetë më i lartë.

Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u detektuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se në muajt e ardhshëm do të shndërrohet në variant dominues”, tha Çerkez për agjencinë Reuters.

Bosnja nuk ka Ministri kombëtare të Shëndetësisë, por 13 qeveritë rajonale kanë ministritë përkatëse, të cilat kanë statistikat e tyre lidhur me pandeminë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 30 për qind e popullsisë së Bosnjës është vaksinuar kundër koronavirusit. Megjithatë, sipas Çerkezit, ky numër mund të jetë më i lartë, pasi sipas tij, në statistika nuk është marrë parasysh largimi i madh i qytetarëve nga Bosnja gjatë viteve të fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?