Bosnje Hercegovina ka rihapur sot kufijtë e saj me shtetet fqinje si Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.

1 Qershor 2020, 10:30| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 10:33

  • Share

Bosnje Hercegovina ka rihapur sot kufijtë e saj me shtetet fqinje si Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.

"Kufijtë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e tre vendeve fqinje, pavarësisht nga arsyet pse vijnë në Bosnje", tha Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave.

Më 11 mars, Bosnja dhe Hercegovina zyrtarisht ndaloi hyrjen nga vendet më të rrezikuara, të cilat kishin numrin më të madh të rasteve me koronavirus.

Sipas Tegeltija, të gjithë qytetarët që vijnë në Bosnje, do të duhet t'u përmbahen masave të nxjerra nga institutet epidemiologjike.

Për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës, masat e ndalimit të miratuara më 11 mars, mbeten në fuqi.

Përveç një sërë masash lehtësuese, Këshilli i Ministrave gjithashtu mori të enjten një vendim, për hapjen e trafikut ajror.

"Nuk ka më ndalime për transportin ajror, por udhëtarët duhet të zbatojnë masat", theksoi Tegeltija.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?