Bosnje Hercegovina pritet të diskutojë mbi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

9 Shtator 2020, 13:32| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 14:23

  • Share

Në kryeqytetin Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem pas seancës së rregullt të Presidencës që do të mbahet më 17 shtator. 

Në këtë takim do të diskutohet kriza e emigranteve në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata epidemiologjike në vend.

Po ashtu në axhendë do të jetë edhe kërkesa e Millorad Dodik që Bosnja t’i bashkohet iniciativës për Minishengenin.

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që Bosnja të lëviz ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të njëjtin ditë, anëtari kroat i Presidncës së Bosnjës ka kërkuar një seancë tjetër ku do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që Dodik ka deklaruar votën kundër për këtë iniciativë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?