Foto ku serbët mbajnë pankarta në duar kundër Kosovës në Bosnje

FOTO/ Serbët mbajnë pankarta me mesazhe nacionaliste kundër Kosovës, ekspertja Woelk: Kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësisht

23 Janar, 12:33| Përditesimi: 23 Janar, 12:34

  • Share

Një grup serbësh të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës. Pamje të cilat më pas i kanë ndarë në rrjetet sociale duke sjellë reagime të shumta.

Serbët shihen duke mbajtur pankarta ku duket harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, e cila dënoi ashpër veprimin e tyre.

Woelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”.

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, shkroi Woelk.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?