Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Publikohen kuotat për vitin 2022-2023, bie ndjeshëm numri i studentëve që do të pranohet këtë vit! Kush janë degët që rrezikojnë të ‘zhduken’?

27 Prill 2022, 12:45| Përditesimi: 27 Prill 2022, 12:52

  • Share

Çdo vit e më shumë karrige mbesin bosh në auditorët e Universitetit të Tiranës, ku interesi i studentëve ka rënë njëshëm. Senati akademik ka miratuar së fundmi kuotat e reja për vitin 2022- 2023, që si rrallëherë kanë rënë nën 5 mijë, duke shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak ose aspak nga të rinjtë.

Ajo që vërehet nga tabela e mësipërme është ulja gjithnjë edhe më e madhe e numrit të gjimnazistëve të interesuar të studiojnë në Universitetin e Tiranës.

Arsyeja nuk është vetëm një. Një ndër “trendet” e viteve të fundit që ka bërë shumë prej të rinjeve shqiptarë të largohen nga vendi, janë studimet në universitete të huaja si ato dhe private, me diploma që njihet ndërkombëtarisht dhe i japin mundësi studentëve të bëjnë ëndrrën realitet përtej kufirit.

Duke parë këtë orientim të të rinjve, vitin e fundit qeveria ka intensifikuar përpjekjet për të ashtuquajturin “ndërkombëtarizim” të IALve me qëllim që të frenojë ikjen e të rinjve në universitetet e huaja, por studimet, të dhënat eventuale thonë se do të duhen disa vite që të rikthehet besimi i të rinjve për të studiuar e punuar në Shqipëri.

Kuotat

Nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiramës, më i prekuri nga kjo “valë shkutimesh të kuotave” është ai i “Gjuhëve të Huaja”, i cili do të presë 135 studentë më pak këtë vit të ri akademik.

Surprizë këtë vit ishte interesi i ulët i studentëve për gjuhën gjermane, që vitet e fundit ishte vecanërisht e pëlqyer. Ulje të kërkesës ka pasur edhe për gjuhën frëng, italiane, spanjolle, ruse dhe greke.  Dy të fundit janë në kufijtë e ekzistencës. Prej kohësh, mezi formohet numri dhjetë i studentëve, si kusht për të mbajtur hapur një profil studimi.

Ulje drastike me 70 pranime më pak, ka pësuar Gazetaria, Arkeologjia dhe Gjeografia. Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja degë ku është vënë dorë është Filozofia, e cila do të ofrojë për vitin e ardhshëm akademik dhjetë vende më pak se vitin e kaluar.

Drejtësia, me të vetmin program 5-vjeçar që e ofron të integruar, do të ketë të njëjtin numër pranimesh.

Gjithashtu, edhe Shkencat e Natyrës nuk kanë bërë kompromis, duke i qëndruar besnikë të njëjtit numër kuotash prej vitesh, pavarësisht ecurisë negative në disa degë, ndërsa kanë pësuar firo dy profilet e UT në Sarandë, Administrim Biznes dhe Gjuhë angleze.

Kriteret e pranimit në Universitet, ja si ndryshojnë nga njeri në tjetrin

Vitet e fundit, fakultetet të ndryshme përcaktojnë kritere të veçanta pranimi për studentët e rinj.

Larmishmërinë më të madhe e ka ai i Shkencave të Natyrës, ku mesatarja e gjimnazit e provimeve të maturës zë 50-75% të vlerësimit final, ndërsa pjesa tjetër varet nga rezultatet e nxënësve në lëndë specifike. Për t’u pranuar te Shkencat Sociale, 40% e vlerësimit merret nga notat e gjimnazit, 30% nga provimet e fundit dhe 30% nga një grup lëndësh formuese.

Histori-Filologjia ka formulën më të thjeshtë të pranimeve. Peshën më të madhe (80%) e ka mesatarja aritmetike e tri viteve të shkollës së mesme dhe 20% provimet e fundit.

Fakulteti i Drejtësisë i jep 40% mesatares së gjimnazit, 10% provimeve të maturës dhe 50% lëndëve specifike të zhvilluara gjatë shkollës së mesme. Ekonomiku e ndan 50:50 peshën e vlerësimit, midis mesatares së gjimnazit dhe mesatares së gruplëndëve formuese.

I vetmi fakultet që e ka të hapur kandidimin është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili pranon në rend zbritës ata që kanë më tepër pikë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?