Borxhi publik u rrit me 2 €
çdo ditë në janar-shtato

29 Tetor 2014, 08:05| Përditesimi:

  • Share
Ministria e Financave ka bërë dje publike shifrat e borxhit publik të shtetit shqiptar, që ka vijuar të rritet. Sipas statistikave zyrtare, në fund të muajit shtator 2014 borxhi publik në total shënoi 961.5 miliardë lekë, ose 6.87

miliardë euro, i barabartë me 67.76% të Prodhimit të vendit në një vit, pa llogaritur detyrimet e prapambetura ndaj privatëve. Në fund të vitit të kaluar kjo shifër ishte 885.1 miliardë lekë, pra fjala është për një rritje në nëntë muaj në  masën 546 milionë euro. Kjo do të thotë se afërsisht në çdo ditë të nëntëmujorit borxhi është rritur me 2 milionë euro.

— Borxhi i jashtëm llogaritet në 363.9 miliardë lekë, me 42 miliardë lekë apo 300 milionë euro rritje në 9 muaj. Ndërkohë, borxhi i marrë nga bankat apo individët brenda vendit është rritur me 34 miliardë lekë, nga 520.8 miliardë lekë në fund të 2013-ës, në afro 555 miliardë lekë. Rritja është afërsisht 244 milionë euro e konvertuar në valutën evropiane.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (29 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?