Borxhi publik i vitit 2021 do të arrijë në 10.7 mld €! Ministria e Financave: Në vitin që vjen do të ulet në 78.6%! Për 2021-shin qeveria do marrë hua në tregun e brendshëm

1 Dhjetor 2020, 20:55| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 13:12

  • Share

Në vitin 2021 borxhi publik është parashikuar të jetë 2.3% më i ulët se sa niveli i këtij viti. Nga 80.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vitin e ardhshëm borxhi do të zbresë ne 78.6%. Në total borxhi do të arrij në 10.7 miliardë euro, nga 10.2 miliardë që është parashikuar në aktin e tretë normativ të buxhetit të këtij viti. 

Por pavarësisht rritjes në vlerë absolute, Ministria e Financave thotë se rritja e PBB së vendit, praktikisht do të sjellë edhe ulje të borxhit.

Konkretisht sipas ligjit të buxhetit për vitin që vjen pa marrë parasysh luhatjet e kursit të këmbimit që mund të shkaktoj rritje të borxhit stoku do të jetë 1.3 trilionë lekë, nga të cilat 1.2 trilionë lekë janë borxh i qeverisjes qendrore, dhe 800 milionë i qeverisjes vendore.

Ndërsa për këtë vit ndikim në rritjen e stokut të borxhit të këtij viti kanë dhënë huat e marra për të përballuar nevojat e pandemisë COVID-19, si dhe marrja e eurobondit në vlerën e 650 milionë eurove në muajin qershor.

Për vitin 2021 qeveria nuk ka parashikuar të dalë në tregjet ndërkombëtare për borxh por do ti drejtohet tregut të brendshëm në vlerën e 403.2 milionë eurove. Në ligjin e miratuar në kuvend thuhet se në rast se do të kemi dalje për një eurobond të ri, vlera e borxhit dhe e deficitit do të rritet automatikisht. 

Ndërsa deficiti buxhetor i parashikuar në draft është 108.6 miliardë lekë, nga 132,9 miliardë lekë që do të jetë këtë vit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?