Borxhi publik 9 miliardë euro, Ministria e Financave kërkon këshilltar (VIDEO)

7 Mars 2020, 16:01| Përditesimi: 7 Mars 2020, 16:07

  • Share

Në një kohë që vitin 2019, është mbyllur me një borxh publik në nivelin e 9 miliardë eurove, Ministria e Financave tashmë po punon për përzgjedhjen e një këshilltari financiar që do të merret me menaxhimin e borxhit. Me anë të një vendimi të këshillit te Ministrave të publikuar në fletoren Zyrtare thuhet se Ministria e Financave dhe strukturat përgjegjëse të borxhit publik do të vlerësojnë konkurrentët.

Vlerësimi i tyre do të bëhet në bazë të disa kritereve si, eksperienca e ofertuesit dhënë në shërbime të ngjashme, kapaciteti për ofrimin e shërbimit të kërkuar, si dhe oferta ekonomike e bërë.

Përzgjedhja e një këshilltari financiar në situatën aktuale ku është vendi është një domosdoshmëri, për shkak se borxhi është në nivel relativisht në lartë rreth 65.84% të PBB, jemi përpara një fakti ku vendi po punon për marrjen e kredive të ofruara nga ndërkombëtarët për rindërtimin e vendit, si dhe në maj pritet të emetohet Eurobondi i ri rreth 600 milionë euro.

Vendosja e një këshilltari sipas vendimit do të mbajë nën vëzhgim ndjeshmërinë e tregjeve financiare nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim sigurimin e fondeve të nevojshme të huamarrjes, duke vlerësuar riskun dhe koston e tij, si dhe do ti duhet të punojë edhe për zgjerimin e bazës së investitorëve të huaj por edhe vendas. Një masë e tillë i vjen në ndihmë edhe ruajtjes së objektivit të qeverisë për konsolidim fiskal dhe ulje të mëtejshme të borxhit publik.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?