Borxhet, bashkia e Lezhës u fal 30 milionë lekë bizneseve: Gjoba të vendosura nga KLSH para një dekade

28 Dhjetor 2023, 16:05| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 16:24

  • Share

Bashkia e Lezhës u ka falur bizneseve rreth 30 milion lek, detyrime financiare të prapambetura prej një dekade. Numri dy i bashkisë, Ermal Pacaj tha se bëhet fjalë për gjoba të vendosura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilat bizneset nuk i kanë shlyer dhe bashkia nuk mundet t’i vlejë, pasi mungon dokumentacioni ligjor për t’i paditur në gjykatë.

“Janë shuma të ngarkuara nga Kontrolli i Lartë i Shetit, pra detyrime nga subjekte dhe biznese, por edhe për ish-punonjës të bashkisë. I përkasin periudhës para vitit 2010. Është parashkruar si detyrim se kanë kaluar 14 vite. Nuk janë falur taksa vendore, por detyrime që ka lënë KLSH për punonjës që kanë marrë paga në mënyrë të paligjshme por dhe disa subjekte të gjobitura pasi nuk kanë kryer punimet sipas ligjit. Bashkia e Lezhës nuk ka dokumentacion që ti çojë në gjyq dhe përmbarim  sepse ka kaluar periudha 10 vjecare, ndaj parashkruhet si detyrim. Pra nuk kemi dokumentacion për t’i çuar në gjyq”, tha Ermal Pacaj, nënkryetar i bashkisë së Lezhës.

Vendimi hasi në kundërshtinë e të djahtëve në këshillin bashkiak të Lezhës. Këshilltarja e Rithemelit, Flutura Gjoni tha se ligji nuk parashikon faljen e detyrimeve financiare.

“Jo detyrimet financiare nuk parashkruhen! Në cilin ligj e mbështesni vendimin? A keni dërguar njoftim zyrtar bizneseve për t’i shlyer detyrimet? Si mund ti falni?!”, u shpreh Gjoni.

Pa dhënë përgjigje për bazën ligjore, me forcën e kartonit vendimi për faljen e detyrimeve të prapambetura u miratua në këshillin bashkiak të Lezhës, me 13 vota të majta pro, 3 kundër dhe 7 këshilltarë abstenuan.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2023 00:59

    Gjakun s'dini e nuk pranoni t'a falni,kurse borxhet i falni! Faljet,apo shtyrjet per gjera te tilla,jane gjeja me e keqe me te cilat jane mesuar shqiptaret.Kjo gje nuk eshte e mire as per ekonomine,as per ata vete,per arsye qe dihen.Do te kishte qene me mire qe borxhet t'i vazhdonit t'i mblidhnit,pak e nga pak e me ngadale,por ama t'i mblidhnit,jo t'i falnit! Tani te gjithe do te mendojne per detyrimet e ardhshme /He mo, se nuk e paguaj,ose paguaj cerekun ose gjysmen,se keta do ma shtyjne detyrimin,ose do ma falin nje dite!/ Kete mendesi doni te krijoni?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?