VIDEO/ Mbeti 10 orë në det të hapur, 28-vjeçari shpëtohet nga policia kufitare në Borsh

3 Gusht 2023, 16:16| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 20:20

  • Share

Një 28-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas 10 orëve në mes të detit. I riu ishte nisur me një motor uji nga Porto Palermo drejt Borshit.

Por për shkak të një defekti mjeti lundrues ishte fikur në mes të detit. Për pasojë, rrymat detare e kishin zhvendosur atë në drejtim të ishullit të Korfuzit. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tij nuk zgjati pak, por 10 orë.

Ai ishte nisur rreth orës 20:00, ndërsa policia mundi ta gjente vetëm në orën 06:20 të ditës së sotme në det të hapur. 28-vjeçari kishte shkuar 2.5 milje në thellësi të detit. Aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif Kopertoni: 03/08/2023 21:06

    Po mirë o shoku, ku shkon 2.5 milje me një skuter? Sa karburant kishe? Çfarë llogarish bëre? Pirdh o Lame pirdh!

    Përgjigju
    • O Qife: 03/08/2023 23:28

      Lexo o shqiptar lexo, fute elektrotrurin ne pune, perpunoje njehere pastaj rrasi komentin. Nga momenti qe ishte prishur tremoqithka, ererat dhe deti e kishte spostuar 2.5 milje ne thellesi te detit, dmth e kishte afruar drejt korfuzit. Sa per karburantin pastaj, spo bej profesorin por keto motora uji e kane me ore pune dhe kane autonomi plot sa te duash. Ik tani futi i sufllaqe e lexo njehere pastaj rrasi kometin.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?