Josep Borrell

Borrell nesër takim me ministrat e Jashtëm të rajonit: Të promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë

12 Nëntor 2023, 13:50| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 13:52

  • Share

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell nesër do të zhvillojë një takim BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë edhe në X (ishTwitter)

Njoftimit i është bashkuar një video e shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit. Aty thuhet edhe se Bashkimi Europian mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm.

“Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore. Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?