Borrell: Migrimi mund të jetë ‘forcë shpërbërëse për BE’

22 Shtator 2023, 18:57| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 18:58

  • Share

Diplomati më i lartë i BE-së, Joseph Borrell, për tabloidin The Guardian tha se Migrimi mund të jetë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Evropian për shkak të dallimeve të thella kulturore midis vendeve evropiane.

“Migrimi mund të jetë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Evropian për shkak të dallimeve të thella kulturore midis vendeve evropiane dhe paaftësisë së tyre afatgjatë për të arritur një politikë të përbashkët”, tha Borrell.

Rusia do të përpiqet të ndezë ‘flakët’ e migracionit brenda Evropës, por Borrell mohoi se konflikti në Ukrainë po kontribonte në krizën, të cilën ai e përshkroi si një problem të vjetër dekadash të nxitur nga luftërat dhe varfëria në vendet nga vijnë emigrantët.

Duke reflektuar mbi mënyrën se si BE-ja ishte ndryshuar nga lufta dhe se ku përshtatet blloku në këtë rend të ri botëror, ai tha se vendet evropiane ishin detyruar të zgjoheshin nga një pushim për shpenzimet e mbrojtjes, në të cilin ata kishte jetuar nën ombrellën bërthamore amerikane.

Borrell bëri thirrje për bashkëpunim më të madh të mbrojtjes dhe vendime më të shpejta për furnizimin me armë në Ukrainë dhe mbrojti kundërofensivën e lëkundur, duke thënë se vendi ishte një e treta e minuar dhe do të kishte qenë vetëvrasje që Ukraina të kishte ndërmarrë një kundërsulm të plotë frontal

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?