Josep Borrell

Borrell: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re serbe

3 Maj, 20:03| Përditesimi: 3 Maj, 20:26

  • Share

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se po pret me padurim bashkëpunimin me qeverinë e re të Serbisë, duke theksuar se kursi i politikës së jashtme dhe brendshme të kësaj të fundit duhet të ketë drejtuar nga blloku europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka nënvizuar se përafrimi dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së janë thelbësore drejt rrugës së Serbisë për në union.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Borrell.

Më 2 maj, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq, i cili paralajmëroi ditë më parë se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e mëparshme në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?