Bota

Borrell, lufta ruse shtyn 323 milionë njerëz të vdesin nga uria

9 Korrik 2022, 14:16| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 14:17

  • Share

Sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell , 323 milionë njerëz janë në prag të urisë për shkak të krizës globale të ushqimit të përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë. Kjo është raportuar nga Pravda Europa duke iu referuar fjalimit të mbajtur dje nga Borrell në takimin ministror të G20 në Indonezi . “Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po e përkeqëson në mënyrë dramatike krizën ushqimore. Në vetëm dy vjet, numri i njerëzve në botë që përjetojnë mungesa të rënda ushqimore është dyfishuar nga 135 milionë para pandemisë në 276 milionë në fillim të vitit 2022 dhe 323 milionë sot”, tha ai. Dhe ai shtoi se gjithsej 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën janë në një situatë të cenueshmepër shkak të "një kombinimi të rritjes së çmimeve të ushqimeve, rritjes së çmimeve të energjisë dhe përkeqësimit të kushteve financiare". “Situata mund të përkeqësohet. Rusia po bllokon 20 milionë tonë drithë në magazinat e Ukrainës. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të përdorur ushqimin si një armë lufte jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër vendeve më të cenueshme në botë”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA dërgon 400 mln armë në Ukrainë! Zelensky shkarkon ambasadorin ukrainas në Gjermani


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?