Bota

Borrell: Furnizimi me ushqim në botë në rrezik, Rusia po bombardon pjesë të tokës së punueshme të Ukrainës

20 Maj 2022, 19:28| Përditesimi: 20 Maj 2022, 19:31

  • Share

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell është shprehur së furnizimi botëror me ushqime është në rrezik kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë, deklaratat i bëri me ministrat e Zhvillimit të BE-se.

“Furnizimi botëror me ushqime është në rrezik, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës”, tha Borell.

"Numrat flasin vetë, vitin e kaluar, në 2021, Rusia dhe Ukraina ishin ndër eksportuesit kryesorë të drithërave dhe farave të lulediellit dhe vajit, këto përbënin rreth 50% të tregtisë botërore të vajit. luledielli, vetëm për të dhënë një shembull 50% e vajit të lulediellit vinte nga Ukraina. Rusia po pushton ose bombardon pjesë të tokës së punueshme të Ukrainës dhe vlerësohet se gati gjysma e grurit dimëror, gati 40% e thekës dhe më shumë se 60% e misrit që do të korret në verë 2022 ndodhet në zonat në rrezik. Midis 20% dhe 30% e sipërfaqeve të prodhimit të drithërave dimërore, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë do të mbeten të pavjelura ose të pambjella këtë pranverë. Kjo për të dhënë një ide se sa do të dëmtohen kapacitetet bujqësore të Ukrainës nga lufta”, shtoi kreu i diplomacisë evropiane.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?