Borrell flet për protestën në Tiranë: Rritja e çmimeve është në të gjithë botën si pasojë e luftës, jo sanksioneve

15 Mars 2022, 12:07| Përditesimi: 15 Mars 2022, 13:32

  • Share

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme i BE, Borrell ka folur për protestën në Tiranë ku tha se e kupton shqetësimin e banorëve po se rritja e çmimeve ka ndodhur në të gjithë botën si pasojë e luftës dhe jo sanksioneve.

"E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe jo vetëm në Shqipëri kjo. Lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, karburantit, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Shqipërinë apo me sanksionet, por pasojë e luftës dhe ndalimit të eksporteve që na prekin të gjithëve këtu, në Europë, Ballkanin Perëndimor, Afrikën Veriore. Më lejoni ta ilustroj me një shembull. Unë paguaja 50 euro energjinë më parë, ndërsa për të njëjtën njësi tani paguaj 500 euro. Çmimet e energjisë janë rritur të paktën 6-fish në të gjithë Europën. Nafta në Bruksel është mbi 2 euro litri, të paktën 20% rritje. E njëjta gjë vlen edhe për çmime e ushqimeve dhe normalisht kjo do të ndikojë më shumë në vendet e varfra, sepse ato janë të varruar nga gruri që prodhohet në Rusi dhe dihet që ka ndaluar eksportet tashmë.  Do të krijojë vala shoku në ekonominë e vendeve, ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë bashkë. Mbajta shënim kërkesën që iu bëtë për një reagim për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimorë për këtë krizë ekonomike. Ne e kemi këtë shok asimetrik në ekonominë evropiane. Së pari ka qenë kriza e eurove, e cila ka ndikuar vendet në jug. Së dyti pandemia.” tha Borrell.


Lajmi kryesor:

Rama: BE të ndihmojë Ballkanin ekonomikisht! Borrell flet për protestën: Rritja e çmimeve në të gjithë botën! Ballkani e ka vendin në BE / VIDEO


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?