Kryeministri britanik, Boris Johnson

Boris Johnson mposht totalisht koronavirusin, kthehet në punë të hënën

26 Prill 2020, 14:57| Përditesimi: 26 Prill 2020, 15:06

  • Share

ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka fituar plotësisht betejën me koronavirusin. Ai do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nha koronavirusi. Johnson u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë, përfshirë këtu edhe 3 netë në terapi intensive

Jonson, ashtu si kurse të gjithë të infektuarit e tjerë, pati temperaturë të larte dhe kollë që nuk i largohej prej disa ditësh. Mjeku i tij personal vendosi për shtrimin në spital, gjë që ai e kishte refuzuar, duke zgjedhur që të vetëkarantinohej në shtëpi, po gjendja e tij u përkeqësua. Ai doli nga spitali pas një jave, ku ndoqi punën nga shtëpia, e ndërsa sot zyra e shtypit ka njoftuar rikthimin e tij në zyrë. 

Në një video-mesazh publik në “Twitter”, nga shtëpia e tij, kryeministri britanik shprehu falënderimet më të thella për të gjithë personelin mjekësor, që i shpëtoi jetën dhe që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të betejës me virusin e frikshëm. “Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, që më shpëtuan jetën. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer aq shumë sfida në të kaluarën”, shkroi Johnson.

Edhe bashkëshortja e kryeministrit, shtatzëne u infektua nga koronavirusi, dhe u vetëkarantinua, por ndryshe nga Jonson pati simptoma të lehta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arier: 26/04/2020 16:01

    ska qen asnjehere i semure, rrena mashtrime, qelbesirat e kesaj bote, duan te na vdeisin te gjitheve keta bastarde.

    Përgjigju
  • xxxx: 26/04/2020 15:26

    Mashtrime, bejne sikur jane viktima qe ti mbushin mendjen popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?