Bota

Boris Johnson mban fjalimin e fundit si kryeministër i Britanisë, shprehja që u shoqërua me duartrokitje: Hasta la vista, baby

20 Korrik 2022, 16:44| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 15:41

  • Share

Boris Johnson ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si kryeministër i Britanisë së Madhe duke thënë: “Misioni u krye... hasta la vista baby (shihemi më vonë).”

Johnson u detyrua të shpallë largimin nga posti i kryeministrit në fillim të këtij muaji pas një furie prej më shumë se 50 dorëheqjesh nga qeveria e tij, në kundërshtim me kryeministrin pas një skandali që kanë dalë për vendin. Johnson dha dorëheqjen pasi u zbulua skandali se kishte emëruar një politikan të akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.

Në fjalimin e tij të fundit, Johnosn nuk harroi të përmendte punën e qeverisë kur u goditën nga pandemia e Covid-19 dhe mbështetjen që dha Britania e Madhe për Ukrainën.

"Ne kemi ndihmuar, unë kam ndihmuar që ky vend të kalojë një pandemi dhe të ndihmojë në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbarizmi. Dhe sinqerisht, kjo është e mjaftueshme. Misioni u krye. Dua t'i falënderoj të gjithë këtu dhe hasta la vista, baby", tha Johnson.

“Hasta la vista, baby”, e huazuar nga Arnold Schëarzenegger në filmin e vitit 1991 "Terminator 2: Judgment Day" dhe që përkthehet “shihemi më vonë” i solli shumë duartrokitje.

Vetëm dy javë më parë, disa nga ata ministra e deputetë që duartrokisnin dhanë dorëheqjen nga qeveria e tij, kritikuan udhëheqjen e tij dhe kërkuan që ai të largohej. 

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të vendoset kur parlamenti të kthehet nga pushimi veror më 5 shtator.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?