Boris Johnson

Bota

Boris Johnson do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?

27 Korrik 2022, 09:32| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 09:37

  • Share

Boris Johnson po përflitet se do të jetë Skeretari i Përgjithshë i ardhshëm i NATO-s. Kryeministri mund të marrë këtë rol nëse Jens Stoltenberg tërhiqet në shtator të vitit të ardhshëm, raporton “The Telegraph”.

Një kandidat britanik besohet të jetë i favorizuar për këtë rol për shkak të “mosbesimit të SHBA-së ndaj çdo figure të Bashkimit Evropian që do të marrë postin, duke pasur parasysh sugjerimet e përsëritura të planeve për një ushtri të re të BE-së”.

Britania është gjithashtu e besuar nga shtetet baltike dhe Johnson ka fituar pikë në arenën ndërkombëtarë për ndihmën e dhënë në ndërtimin e koalicionit kundër liderit rus Vladimir Putinit.

Deputeti Richard Drax, një anëtar i lartë konservator i Komitetit të Përzgjedhur të mbrojtjes, tha se do të mbështeste kryeministrin për rolin.

 “Çdo britanik i shquar do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Nëse vërtet kjo është ajo që Boris Johnson dëshiron të shkojë dhe të bëjë, sigurisht që unë do ta mbështes këtë”, tha ai për “The Telegraph”.

 “Njerëzit ndoshta do të grinden për trashëgiminë e Boris Johnson për vite me radhë, por një gjë që është qartësisht e padiskutueshme është mbështetja e tij absolutisht e vendosur për Ukrainën përballë barbarisë ruse.”, u shpreh një tjetër anëtar, Deputeti Mark Francois

Megjithatë, një figurë e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes shprehu dyshime për emërimin, duke pasur parasysh se ekzistonte mundësia që Emmanuel Macron, presidenti francez, të vinte veton ndaj tij.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/07/2022 10:49

    Normale qe ai do te jete nje psikopat si ai ska si mund te mos jete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?