Boris Johnson bëhet qytetar nderi i Kievit

24 Nëntor 2022, 14:40| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 14:39

  • Share

1669297007_john.PNG

Ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko e ka dhënë vetë lajmin duke thënë se Johnson ishte një "mik i madh i Ukrainës". 

"Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar!" tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit. 

Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën. 

Në komentet e diskutueshme në fillim të kësaj jave, ai thirri liderët e tjerë evropianë për përgjigjet e tyre të ndryshme në fillim të pushtimit. 

Duke folur për CNN, ai pretendoi se Gjermania kishte dashur që lufta të përfundonte shpejt, diçka që që atëherë është mohuar nga Berlini dhe se Franca ishte në "mohim". 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?