Carrie Johnson dhe Boris Johnson

Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë në moshën 59-vjeçare! Ja emri i veçantë që çifti britanik zgjodhi për të birin

11 Korrik 2023, 19:05| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 19:07

  • Share

Ish kryeministri Boris Johnson është bërë baba për herë të tetë. Lajmin e ka bërë të ditur ish aktivistja politike, njëherësh bashkëshortja e tij në Instagram.

Ajo konfirmoi se lindi më 5 korrik në orën 9:15 të mëngjesit. Duke iu referuar emrave të mesëm të djalit të saj të porsalindur, ajo tha me shaka:

“A mund ta merrni me mend se cilin emër zgjodhi burri im?”

Emri “Odiseu” vjen nga mbreti mitologjik grek i Itakës dhe heroi i poemës epike të poetit grek Homerit, “Odisea”.

 Ai ka 3 fëmije më Carrie Johnson, 4 me ish bashkëshorten e tij dhe 1 tjetër nga një lidhje dashurore jashtë martesore.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?