Foto ilustruese

Borë në veri e juglindje e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

21 Janar, 07:56| Përditesimi: 21 Janar, 07:58

  • Share

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë prezente me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqendruar në lindje-juglindje të vendit deri e diel në orët e paradites. Më pas parashikohet ndërprerje të reshjeve të shiut.

Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë./Marrë nga shërbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?