Kronikë

Reshje dëborë në prill, zbardhet qarku i Kukësit dhe i Dibrës, trashësia arrin deri në 25 cm! Disa zona pa energji elektrike (VIDEO)

4 Prill 2021, 09:29| Përditesimi: 4 Prill 2021, 15:55

  • Share

Territori i Qarkut të Kukësit dhe i qarkut të Dibrës në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje bore.

Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në pikat dominante Valbonë 25 cm, Q.Luzhë 20 cm, Q.Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30 ,Kolosjan 10cm e Shishtavec 30  cm.

Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme normalisht. Është punuar e po punohet me kapacitet të plotë gjatë natës e në vazhdim nga të gjithë kontraktorët.

Sipas informacionit të marrë nga strukturat e EC-së Bashkive Kukës, Tropojë e Has aktualisht nuk kanë probleme të veçanta që kanë të bëjnë me MC-në.

E bllokuar Nj Adm Arrën Bashkia Kukës ku lartësia borës shkon 30 cm.

Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun pa probleme në drejtim të situatave emergjente. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Nuk kanë furnizim me energji elektrike aktualisht: Lagjet nr 5 e 6 të qytetit Kukësit. NjAdm:Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çaj të Bashkisë Kukës. Nj Adm Gjinaj, fshati Vlahën të Nj Adm Golaj të Bashkisë Has. Valbonë  e NjAdm Margegaj të Bashkisë Tropojë.

Sakaq edhe qarku i Dibrës është zbardhur nga bora. Peshkopia dhe Bulqiza nuk kanë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ora 15:54
Pas 3 muajsh i bllokuar nga dëbora, hapet rruga drejt fshatit Panarit

Një punë intensive nga 2 borëpastruese mundësoi hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit,e cila prej 3 muajsh që prej reshjeve të para të dëborës që përfshinë juglindjen izoloi rreth 200 banore te fshatit Panarit.

Gjatë 3 mujorit të fundit reshjet e borës kanë qenë tepër intensive ku në vendin e quajtur Mashkullore trashësia e borës shkoi deri në 2 m.

Hapja përfundimtare e rrugës nga dëbora tashmë iu jep mundësi banorëve të komunikojnë me qytetin e Korçës dhe me zonat e tjera përreth.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 04/04/2021 21:22

    Skandal! Erdhen zgjedhjet! Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?