Foto ilustruese

Bordi vendos: Ulet sërish nafta me 4 lekë! Shtrenjton benzinën

2 Nëntor 2022, 15:25| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 17:01

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës me 4 lekë, teksa benzina shtrenjtohet me 4 lekë. Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës prej orës 18:00’, çmimi i naftës do të ulet nga 236 lekë për litër në 232 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do tregtohet me çmimin 212 lekë për litër, nga 208 për litër që tregohet sot. Bordi ka vendosur të lërë të pandryshuar çmimin e gazit në nivelin 74 lekë për litër.

Bordi i Transparencës kujton se ndryshimi i çmimit lidhet me bursën Platts, ku është reflektuar rritja dhe ulja e çmimit të naftës e benzinës, teksa në të njëjtën kohë është vlerësuar dhe rritja e vlerës se monedhës së huaj në kursin e këmbimit të bankës së Shqipërisë.

Pakica
Nafta 232 lekë
Benzina 212 lekë
Gazi 74 lekë

Shumica
Nafta 220 lekë

Benzina 200 lekë
Gazi 62 lekë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O te mjerr: 02/11/2022 16:30

    Kancer e ilace i bofshit o te pa cip

    Përgjigju
  • Pajtimi: 02/11/2022 16:13

    erdhi protesta ,,,prandaj e ul,,,sa mbaron protesta e rrit,,,ky do qerruar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?