Foto ilustruese

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve! Ulet nafta, benzina dhe gazi nuk ndryshojnë

8 Mars 2023, 16:25| Përditesimi: 8 Mars 2023, 16:35

  • Share

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet që prej ditës së sotme. Ndryshim ka pësuar vetëm nafta, e cila është ulur me 4 lekë krahasuar me vendimin e kaluar. Që prej orës 18:00 të ditës së sotme, një litër naftë do të shitet me 193 lekë.

Ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar, krahasuar me vendimin e fundit të Bordit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara do të hyjnë në fuqi ditën e sotme nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diesel sh: 08/03/2023 22:34

    Ore, mirë çmimi i shtrenjtë,po cilësia o Nul,Sh Naftë e dobët...I prishën makinat! Duhet një bord Kontrolli Cilësie i Pikave të Karburantit!

    Përgjigju
  • OTU: 08/03/2023 19:26

    Pse vazhdon ende ky bord? Cfare po rregullon ky bord?

    Përgjigju
  • Emri: 08/03/2023 19:05

    Pse s ka bord transparence ne vendet e BE-se?????? Bravo kshu vazhdoni se ky popull e ka hak.

    Përgjigju
  • boti: 08/03/2023 16:41

    komplet te pajustifikuara si cmime dhe teresishte abuzuese. Ilace per bordin dhe kush ja lejon.

    Përgjigju
    • Botileshit: 08/03/2023 21:31

      Une e ha nje sufllaqe te paktën me dopjo pite

    • boti: 08/03/2023 17:28

      Po ti botileshit merr vesh ti o sufllaqexhiu aktivistit? Ik se e fitove sufllaqen edhe per sot.

    • Botileshit: 08/03/2023 17:04

      Po ku ke haber ti a t.i shko futi nei shesh besh ti ate bej

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?