Foto ilustruese

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, ulet nafta, rritet benzina! Nuk ndryshon gazi

28 Mars 2023, 14:18| Përditesimi: 28 Mars 2023, 14:26

  • Share

Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Nga dita e sotme, do të shitet me 184 lekë/litri nga 187 që ishte më parë. Benzina ka pësuar rritje me 1 lekë dhe do të shitet me 186 lekë/litri. Gazi nuk ndryshon dhe do të vijojë të shitet me 75 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

                  Ishte                Bëhet
Nafta       187 lekë/litri     184 lekë/litri
Benzina  185 lekë/litri     186 lekë/litri
Gazi        75 lekë/litri       75 lekë/litri

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?