Foto ilustruese

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, rritet nafta dhe benzina

23 Mars 2023, 16:51| Përditesimi: 23 Mars 2023, 17:04

  • Share

Vendimi më i fundit i publikuar nga bordi i transparencës së karburanteve, reflekton një rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke nisur nga çmimi i naftës që ka pësuar rritje me 5 lekë.

Nga 182 lekë që ishte, tashmë nafta do të shitet me 187 lekë. Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, që nga 182 lekë, tashmë do shitet me 185 lekë, duke shënuar rritje me 3 lekë.

Kujtojmë se vendimi i publikuar në 16 mars, shënoi edhe çmimin më të ulët të karburanteve në vend që prej krijimit të Bordit të Transparencës.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë që nga ora 18:00 e ditës së sotme dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e rradhës.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 23/03/2023 18:18

    Ata shume mire bejne madhe ta bejne 500 leke litrin se ketu asnje nuk ngrihet , sindikatat jane pjese e qeverise dhe nuk flasin fare kurse delet presin diten kur do behet fushata elektorale dhe me pas votimi qe ti mbushin sallat plot e perplot o komb pa karakter . Francezet po ja bejne shtetit lufte derisa te mos ngrihet mosha e pensionit qe ata e kane 62 vjec kurse ketu vk

    Përgjigju
  • Albanistan: 23/03/2023 18:03

    Ilace ju befshin kusarret e mutit qe na rropet me keto bordet

    Përgjigju
  • Fjjfnf: 23/03/2023 17:00

    Sikur te reagonin me kete shpejtesi kur ulen cmimet ne burse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?