Foto ilustruese

Bordi rrit çmimet, benzina 6 lekë më shtrenjtë, shitet 179 lekë për litër! Rritet me 3 lekë nafta, gazi nuk ndryshon

26 Maj 2023, 16:13| Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:23

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencës ka rritur çmimet për benzinën dhe naftën. Duke nisur nga sot, benzina do të tregtohet 6 lekë më shtrenjtë. Nga 163 lekë që ishte deri më tani, benzina do të shitet me 179 lekë për litër. Ndërkohë, benzina është rritur me 3 lekë, nga 173 lekë që ishte do të tregtohet me 176 lekë. Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të jetë 63 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër", njofton Bordi. 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot më 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

                Ishte                Bëhet
Nafta       173 lekë/litri     176 lekë/litri
Benzina  173 lekë/litri      179 lekë/litri
Gazi         63 lekë/litri       63 lekë/litri

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rripi: 26/05/2023 17:54

    U liru pak rripi para zgjedhjeve qe te rishtrëngohet tani pas zgjedhjeve,ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?