Foto ilustruese

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet 218 lekë/litër! 4 lekë më pak për benzinën! Edhe gazi ulet me 2 lekë

18 Nëntor 2022, 14:23| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 14:36

  • Share

Nga dita e sotme, nafta, benzina dhe gazi do të kushtojnë më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja duke çuar naftën në 218 lekë/litër nga 221 që ishte më parë. Ndërsa benzina është ulur me 4 lekë dhe do të kushtojë 200 lekë/litër. Edhe për gazin është vendosur që të shkojë nga 73 lekë/litër në 71 lekë/litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër", thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

                    Ishte           Bëhet
Nafta           221 lekë      218 lekë
Benzina      204 lekë      200  lekë
Gazi            73 lekë        71 lekë

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?