Ambasadori Bernd Borchard

Borchard heq kostumin e diplomatit, shijon shëtitjet në Tiranë

7 Qershor 2020, 17:11| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 19:13

  • Share

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard është fotografuar në rrugët e Tiranës duke shëtitur i qetë, me veshje sportive, me kufje në vesh dhe një çantë supi, si një qytetar i zakonshëm.

Në këtë ditë pushimi Borchard ka hequr kostumin e diplomatit dhe ka zgjedhur të shijojë kryeqytetin. 

Arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore mes palëve politike ka bërë që ndryshe nga fundjava e kaluar ku ambasadorët u 'ngujuan' në rezidencën amerikane për të arritur konsensusin, këtë të diel të rrinë të relaksuar për të shijuar pushimin e së dielës. Prezenca e OSBE ka qenë e pranishme në mbledhjet e Këshillit Politikë, por, Borchard ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?