Bora Zemani ‘i merr vendin‘ Arbanës? Ja çfarë thotë kur pyetet nëse do të moderojë Big Brother 3

14 Nëntor 2023, 09:41| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 09:44

  • Share

Prej disa ditësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

Bora është ngacmuar nga gazetari i "Shqipëria Live", i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

"Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…", tha Bora.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?