Bora i lë vendin shiut, të mërkurën del dielli pranveror! Temperaturat do shkojnë deri në 25 gradë celcius! Parashikimi i motit për këtë javë

25 Mars, 12:32| Përditesimi: 25 Mars, 12:41

  • Share

Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranveres, zonat malore të Kukësit dhe Tropojës u zbadhën nga dëbora.

Por si parashikohet moti për këtë javë?

Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM në një intervistë për Report Tv tregon se e hëna solli ndërprerje të borës, ndërsa nesër i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu të cilat në disa qarqe do të shoqërohet dhe me shtrëngata.

E hëna solli ndërprerje të dëborës të martën do të kemi reshje me intesitet të shtuar. Reshje shiu të shoqëruar me shtrëngata do të ketë në qarqet Vlorë, Gjirokastër.

Në Shkodër, Lezhë, Kukës reshjet e shiut do të jenë mesatare

Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të ulëta.

Ndërkohë nga e mërkura deri të premten reshjet do I lënë vendin diellit

Temperaturat do të kenë rritje graduale prej 2 apo tre gradësh të vlerave minimale dhe maksimale. Të mërkurën do të kemi vlerën më të lartë deri në 25 gradë në zonat e ulëta

“Java e fundit e marsit dhe java e parë e prillit do na shoqërojë me temperatura të ngrohta’ thotë Gjoni për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.

Temperatuart për muajin mars janë më të ngrohta se mesatarja e 30 vjeçarit që i referohemi, thotë specialistja e IGJEUM duke saktësuar se në 5 vitet e fundit kemi qenë me të njëjtat vlera termike.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?