Foto e postuar nga Ogerta Manastiliu

Kronikë

Bonusi i bebes, Manastirliu: Kanë përfituar 2.670 familje në Lezhë

12 Gusht 2021, 14:10| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 14:14

  • Share

LEZHË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se 2.670 familje në Lezhë kanë përfituar nga bonusi i bebes. Përmes një postimi në 'Facebook', Manastriliu ka publikuar fotot e veçanta te bebeve që kanë ardhur në jetë tek Materniteti i Lezhës.

"Si Dorina, Sonela dhe Lida, nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin e Ri të Lezhës, kanë të garantuar shërbim mjekësor të kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore. 2.670 familje që janë gëzuar me fëmijë në Lezhë kanë përfituar edhe nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Vijojmë pa u ndalur me investimet shëndetin e nënës dhe fëmijës, për ndërtimin e materniteteve të reja edhe në Kukës, Berat dhe Tiranë", shkruan Manastirliu.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme, të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Familjet përfitojnë 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80.000 për fëmijën e dytë dhe 120.000 lekë për fëmijën e tretë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bebe: 12/08/2021 14:05

    Bonusin me siguri e fitojne ata qe japin rryshvet se djali im i lindur ne 2018 nuk e ka mare bonusin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?