Jurgen Kapica & Vinjola Geca

‘Bonnie dhe Clyde’ shqiptarë në Angli/ 23-vjeçari dhe e dashura e tij drejtonin grupin e drogës në Londër, dënohen me burg (EMRAT+FOTO)

6 Maj, 19:39| Përditesimi: 6 Maj, 19:42

  • Share

Një djalë dhe një vajzë – çift – nga Shqipëria, janë dënuar me burg nga autoritetet britanike, pasi ishin të përfshirë në tregtinë e drogës, konkretisht kokainë.

Dy 23-vjeçarët, të identifikuar si Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, jetonin në nga Ëoodford Green në Redbridge, Londër.

Çifti shqiptar akuzohet si drejtues i grupi kriminal, që operonte në zonën e Bury St Edmunds.

Autoritetet britanike kanë vërtetuar se grupi që drejtohej nga çifti shqiptar kishte shitur kokainë midis 3 korrikut 2023 dhe 24 janarit 2024, në këtë zonë.

Më 26 prill të këtij viti, Gjykata e Ipswich Crown, dënonin të riun me 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa shqiptaren me 2 vjet e 6 muaj burg.

Detektivët identifikuan një numër telefoni që përdorej për të ofruar drogë të klasit A ​​për shitje, pas arrestimit të katër shpërndarësve të drogës midis korrikut 2023 dhe janarit të këtij viti.

Adresa e tyre u identifikua nga numri i telefonit, ndërsa ku u ushtrua kontrolli më 25 janar, ata u gjetën të dy në banesë dhe u arrestuan. Gjithashtu janë sekuestruar një sërë telefonash celularë, karta SIM, çanta me kokainë dhe para.

Analiza e telefonave celularë dhe kartave SIM të sekuestruara gjatë këtij bastisjeje dëshmoi se ato ishin përdorur për të komunikuar me telefonat celularë të tre shpërndarësve të drogës të arrestuar më parë në Bury St Edmunds, duke i drejtuar ata se ku të dorëzonin kokainën.

Kapica u zbulua se ishte i lidhur me shtatë numra të ndryshëm celularë dhe kontrollonte linjën ‘Sarah Albo’ me një sërë metodash. Geca ishte e dashura e tij dhe u zbulua se punonte bashkë me Kapicën për të drejtuar linjën e drogës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?