Bombolat e gazit, ISHTI: Të
regjistrohen brenda muajit prill

27 Prill 2016, 14:47| Përditesimi:

  • Share
Të gjitha subjektet do të përfundojnë deri në fund të muajit prill procesin e regjistrimit dhe do të fillojnë procesin e nënshkrimit të marrëveshjes me organet inspektuese për bobolat e gazit.
 
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial mbajti me shoqëritë e tregtimit me shumicë  GLN   dhe përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Ky takim u thirr nga kryeinspektori i ISHTI Gazmend Osmani, pati në fokus prezantimin për Sh.a, të dispozitave të reja ligjore që disiplinojnë  tregtimin e sigurt të GLN me bombola për konsumatorin fundor dhe morën pjesë përfaqësuesit e Sh.a në vend, të cilët mirëpritën VKM dhe aktet e  tjera ligjore, përmes të cilave sigurohen standarde më të larta  sigurie dhe rregullim të plotë të tregut.

Shoqëritë  propozuan që, përveç  masave teknike  dhe të tregut  që janë përfshirë  tashmë në aktet e reja, të rishikohet mundësia për   ndryshime fiskale  dhe për të vendosur akcizë ndaj GLN që shitet për automjetet.

Për këtë propozim të Sh.a drejtues të ISHTI, u shprehën se   do të diskutohet bashkarisht me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, për rishikimin e  këtyre politikave.
Kryeinspektori Gazmend Osmani, theksoi  rëndësinë e regjistrimit të të gjitha bombolave pranë ISHTI, duke kujtuar këtu afatin kohor  deri në fund të muajit  prill për të cilin Sh.a janë njoftuar më herët.

Në zbatim të ligjit 10489/2011, ligjit 32/2016 VKM  212/2016  dhe urdhrit të ministrit 128/2016 ISHTI u drejtoi kërkesën të gjitha Sh.a për regjistrimin e të gjitha bombolave brenda muajit prill  dhe marjen e  masave për zbatimin e dispozitave  të këtij urdhri.

Sh.a kanë detyrimin  të mbushin vetëm bombolat e regjistruara, e që plotësojnë kushtet e sigurisë. Bombolat që qarkullojnë në treg mund të mbushen nga Sh.a vetëm nëse regjistrohen dhe i janë nënshtruar inspektimit teknik nga organet e pavarura të miratuara.
Në përfundim u konkludua që:

Sh.a do të përfundojnë procesin e regjistrimit brenda afateve  të kërkuara dhe do të fillojnë procesin e nënshkrimit të marrëveshjes me organet inspektuese të miratuara, në përputhje me dispozitat e urdhrit të ministrit numër  128.

Sipas këtij urdhri, bombolat të cilat nuk përmbushin kriteret e sigurisë teknike dhe dokumentacionin vërtetues përkatës nuk mund të mbushen nga  Sh.a.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?