Bomberat e Kombëtares bëjnë nxehmjen para ndeshjeve me Anglinë dhe Andorën, shqetëson Broja

8 Mars 2021, 12:19| Përditesimi: 8 Mars 2021, 12:56

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj po kalon një moment tejet pozitiv me skuadrën B të Barcelonës. Shqiptari ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e fundit që u fitua 4-2 me përmbysje kundër Llagostera, që ishte e vlefshme për divizionin e dytë.

Manaj realizoi golin e parë për skuadrën e tij, që i hapi rrugë përmbysjes për tre pikët. Për bomberin 24-vjeçar ky ishte goli i tetë në kampionat, duke treguar se është në formë të përkryer teksa Reja bën përgatitjet e fundit për listën e Kombëtares në prag të ndeshjeve me Andorën dhe Anglinë në fund të marsit.

Ndërkohë rrugën e rrjetës këtë fundjavë ka gjetur edhe fantazizti Nedim Bajrami që luan në Seria B me Empolin. Futbollisti që kërkohet me ngulm nga Reja, por që nuk po merr lejen nga Zvicra, shënoi golin e barazimit 1-1 kundër Citadella-s. E ardhmja e tij me kombëtaren kuqezi është ende enigmë, por nga pala shqiptare po përpiqen jo pak.

Lajme jo të mira kanë ardhur nga Holanda për sulmuesin Armando Broja. 19-vjeçari që është pjesë e Chelsea-s, po kalonte një moment të jashtëzakonshëm, por në ndeshjen me Az Alkmar ai luajti për disa minuta i dëmtuar. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por do të ishte një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë në rast se më e keqja konfirmohet.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?