Bombardohet fabrika kimike në Severodonetsk, nuk dihet fati i 800 civilëve që ishin strehuar brenda

9 Qershor 2022, 09:20
  • Share

Fabrika kimike Azot në Severodonetsk u bombardua dy herë nga ushtria ruse në mbrëmje. Aty ihin strehuar rreth 800 civilë, 200 punonjës dhe rreth 600 banorë.

Të paktën dy punishte u goditën, duke përfshirë një për prodhimin e amoniakut. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk Sergiy Gaidai, raportuar nga Ukrinform, por nuk ka asnjë informacion për fatin e civilëve.

Brenda fabrikës ka edhe disa njësi ushtarake ukrainase, të cilat, sipas luftëtarëve pro-rusë, do të jenë tërhequr pas sulmit të ushtrisë së Moskës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?