Gaza

Bombardimet në Gaza gjithnjë edhe më intensive, por bota tanimë e di se çfarë po ndodh

26 Mars, 10:18| Përditesimi: 26 Mars, 10:24

  • Share

Bombardimet në Gaza gjithnjë edhe më intensive, por bota tanimë e di se çfarë po ndodh atje. Tashmë pozicioni i Izraelit në sytë e komunitetit ndërkombëtar ka ndryshuar që nga fillimi i luftës e deri më sot.

Izraeli e di këtë, e ndihet më i izoluar, duket i irrituar, por vazhdon të besojë se mund të veprojë mbi ligjin, duke kryer operacione pavarësisht zhgënjimit të pjesës tjetër të botës, përfshirë botën arabe, ndaj asaj që po ndodh me civilët, pavarësisht se mbetet i vendosur dënimi i Hamasit.

 E vetmja gjë që populli dhe e gjithë bota shpreson është që Izraeli ta pranojë këtë armëpushim deri në fund të Ramazanit. Jeta e mëparshme, shtëpitë nuk mund të kthehen pas, por të paktën mund më të mund të hidhen bazat për  përfundimin e luftës.

Ndërkohë në tre ditët e fundit, bombardimet izraelite janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Në Rafah, gjatë natës,  janë goditur katër zona të qytetit, me të paktën gjashtëmbëdhjetë civilë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. 

Vijojnë sulmet në spitale, nga Naseri tek Amali në Khan Yunis, ku civilët dhe pacientët janë detyruar të largohen dhe anëtarët e stafit mjekësor janë arrestuar. Edhe në Shifa, operacionet ushtarake vazhdojnë dhe vijojnë të regjistrohen viktima. Perceptimi është se një operacion tokësor në Rafah është gjithnjë e më i afërt, por nuk ndalojmë së shpresuari se, tani edhe falë presionit të rezolutës së OKB-së, situata mund të ndryshojë vërtet, shkruan La Repubblica.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosova: 26/03/2024 16:42

    Karma te ndjek nganjehere. Keqardhje per femijet e pafajshem

    Përgjigju
  • mergimtari: 26/03/2024 13:36

    Genocidi qe po kryen Izraeli ne Rripin e Gazes ishte i planifikuar nga ata dhe nga ata qe e perkrahin.Sulmi Hamasit ne 7 tetor ishte sebepi.Fakti qe shteti Izraelit ishte noftuar me pare nga Egjypti apo SHBA-ja e nxierr zbuluar Izraelin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?