Trajneri i Tottenham Antonio Conte

‘Bomba’ nga Anglia, Antonio Conte do rikthimin në Seria A! Nisin kontaktet me ish-klubin

7 Mars 2023, 12:44| Përditesimi: 7 Mars 2023, 12:45

  • Share

Antonio Conte shumë shpejt mund të rikthehet në Seria A. Lajmin e bën të ditur ‘The Times’ që shkruan se trajeri italian kërkon që të largohet nga Tottenham për t’u kthyer në vendlindje, atje ku kaloi tre javë pas operacionit në tëmth.

Qëndrimi në Itali nuk ka qenë vetëm për të marrë veten, por edhe një mesazh që vendi i mungon Conte-s. Nëse të mërkurën eliminohet nga Milani në Champions League atëherë rruga për t’u kthyer në Seria A mund të përshpejtohet.

Madje mediat në Itali shtojnë se Conte tani ka patur kontakte me klubin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një rikthim te Interi edhe pse kanë qenë takime informale ku është shprehur një dëshirë e tillë. Gjithsesi eshtë ende shpejt për t’u qartësuar gjithçka, por këto janë sinjale të mjaftueshme për të kuptuar të ardhmen e Conte-s.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?