Detaje të reja nga eksplozivi në Vlorë, bomba artizanale me telefon për shpërthim të telekomanduar (VIDEO)

14 Tetor 2020, 08:17| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 12:46

  • Share

Detaje të reja janë zbuluar nga eksplozivi i vendosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë. Sasia plasëse e vendosur pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, është rreth 200 gram dhe e vendosur me telefon.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se lënda plasëse ishte e përgatitur në mënyrë artizanale lloji "tritol". Sasia e tritolit u asgjësua me shpërthim të komanduar nga Forcat Xheniere.

Burime bëjnë me dije se policia nuk e ka ende të qartë nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.

Policia ka shpresa tek kamerat e sigurisë të sekuestruara nëse kanë identifikuar automjetin, apo personin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?